Mësuesi fermer! Mësimdhënësi i biologjisë që kultivon perimet në mënyrë të veçantë

    Haki Lika, nga fshati Petovë e Fierit dikur ka qenë mësues biologji-kimie.

    Puna si mësues biologji e ndihmoi atë që në vitet 1990, të ndërtonte serën e parë më perime në fshat.

    Në një sipërfaqe toke prej 7 dynym, ai kultivon speca dhe domate. 70 vjeçari thotë se në këto 30 vite cilësia e mirë e produkteve bujqësore i ka siguruar atij tregun.

    “I bëj trajtime speciale, me lëndë organike. Zgjedh plehun më të mirë, që i shërbejnë bimës”- shprehet fermeri.

    Shija e domates sipas Hakiut, garantohet nga pjamim natyror që bëjnë bletët në serën e tij.

    Pjeka duhet biologjike, vetëm në pemë. Duhet të piqen sipas radhës, kjo i ka të gjitha parametrat e cilësisë, shijen dhe ngjyrën”– shprehet fermeri Haki Lika.

    Në këto 30 vite pune si fermer, Hakiu ka mësuar se një produkt i pastër nga hormonet dhe pesticidet nuk mbetet kurrë pa shitur.

    Të njëjtën gjë është munduar ta përcjellë edhe tek fermerët e rinj të familjes së madhe Lika. /TCh/

    Lajmi Paraprak

    Themelimi i Asociacionit – kërkohet që qeveria të shkojë me propozime konkrete në takimin e ftuar nga Ambasada amerikane

    Lajmi i rradhës

    Kyçyk: Bullgaria të mos prishë marrëdhëniet me RMV-në, por duhet gjetur zgjidhje për problemet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë