Mësuesja Maja: mendoni dy herë përpara se të shpërndani fotografitë e fëmijëve (Video)

    Rreth 75% e prindërve në botë publikojnë materiale nga fëmijët e tyre nëpër rrjetet sociale. 8 nga 10 prej tyre kanë ndjekës në internet, të cilët as që i njohim.

    Të mendojmë dy herë përpara se të shpërndajmë një fotografi! Sepse, rasti mе keqpërdorimin e fotografisë së vajzës së Maja Mitevska Petroskës tregon se, një “gabim” i vogël mund të ta ndryshojë jetën. Kuptohet, për të keq!

    “M’u rrëqeth trupi nga mornicat, e mbaj mend fare mirë se ku isha dhe çfarë po bëja, por edhe më pas, kur mora vesh se çfarë kishte ndodhur me fotografinë e vajzës sime. E mbaj mend si sot dhe kurrë nuk do të mundem ta harroj vështrimin e saj ato ditë”, rrëfen për Koha mësuesja nga Krusheva, Mitevska Petrovska tmerrin që përjetoi ajo dhe familja e saj me një fotografi të së bijës.

    Për më shumë, ndiqni në vijim historinë e saj dhe të reflektojmë nga ajo çfarë i është dashur të kalojë këtë periudhë.

    Lajmi Paraprak

    Shaqiri: E-ditari i ri do të lidhet me tekstet digjitale

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV pesimist për 2024-ën!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë