Qytetarët e RMV pesimist për 2024-ën!

    Vetëm 20 për qind e qytetarëve në vend presin që viti 2024 të jetë më i mirë se viti 2023 (mesatarja botërore është 39%), 34 për qind vlerësojnë se do të jetë më i keq (mesatarja botërore është 39%), ndërsa 40 për qind se do të jetë i njëjtë si ky vit (mesatarja botërore është 28%), tregon hulumtimi tradicional global i Galup interneshënëll “Fundi i vitit”, të cilin në RMV e zbatoi BRIMA në periudhën nga 1 deri më 22 dhjetor me anketimin ballë për ballë të 1.203 të anketuarve.

    Në rajon, Kosova (68%) dhe Shqipëria (57%) janë me shkallë më të lartë të përgjigjeve “pozitive” të të anketuarve, gjegjësisht ata që mendojnë se viti 2024 do të jetë “më i mirë” se viti 2023. Diçka të ngjashme si edhe në Maqedoni (20%), dhe në Serbi (19%) dhe Bullgari (18%) të anketuarit tregojnë shkallë të lartë të pesimizmit për vitin e ardhshëm.

    Në lidhje me prosperitetin ekonomik, në pyetjen “Në krahasim me këtë vit, sipas jush, a do të jetë viti i ardhshëm vit i prosperitetit ekonomik, vështirësive ekonomike ose do të mbetet i njëjtë për vendin tonë?”, të anketuarit tregojnë pesimizëm të dukshëm dhe janë nën mesataren botërore, ku 17% vlerësojnë se viti 2024 do të jetë vit me prosperitet ekonomik (mesatarja botërore është 28%), 42% vlerësojnë se viti 2024 do të jetë vit me vështirësi ekonomike (mesatarja botërore është 39%), ndërsa 35% se do të jetë i njëjtë si viti 2023 (mesatarja botërore është 29%). Në rajon, Shqipëria (54%) dhe Kosova (46%) mbeten mbi mesataren botërore kur është në pyetje prosperiteti ekonomik për vitin 2024, e kundërta prej kësaj, 16% të ulëta ka në Serbi dhe 10% në Bullgari ku të anketuarit vlerësojnë se do të ketë prosperitet ekonomik në vitin 2024.

    Në këtë hulumtim global të anketuarit ishin pyetur edhe “A pritni që viti i ardhshëm 2024 të jetë për botën më i qetë, më i trazuar ose i njëjtë?”. Në RMV, në këtë pyetje 18% vlerësojnë se viti i ardhshëm do të jetë më i qetë se viti 2023 (mesatarja botërore është  26%), 34% se do të jetë “më i trazuar” (mesatarja botërore është 39%) ndërsa 41% se do të jetë i njëjtë (mesatarja botërore është 29%).

    Të anketuarit që besojnë se viti 2024 do të jetë “më i qetë” krahasuar me vitin 2023, nga vendet e rajonit, përqindjen më të lartë e kanë në Shqipëri (45%) dhe Kosovë (33%), krahasuar me Serbinë (13%) dhe Bullgarinë (9 %). Në Shqipëri, 20% mendojnë se do të jetë “më i trazuar”, 42% në Kosovë, 46% në Bullgari dhe 50% në Serbi. Rreth një e treta e të anketuarve në Shqipëri (34%), Bullgari (33%) dhe Serbi (32%) besojnë se viti 2024 do të jetë i njëjtë me vitin 2023 dhe 15% në Kosovë. Greqia nuk është përfshirë në këtë hulumtim global.

    Në pyetjen “Sipas mendimit tuaj, cili është rreziku i përdorimit të armëve bërthamore në ditët e sotme – pa rrezik, rrezik mesatar apo të lartë?”, Maqedonia e Veriut nuk devijon shumë nga mesatarja botërore, pra 11% (mesatarja botërore është 14%) mendojnë se situata është “pa rrezik”, 37% (mesatarja botërore është 37%) se është “rrezik mesatar”, 44% (mesatarja botërore është 40%) konsiderojnë se ekziston një “rrezik i lartë” nga përdorimi i armëve bërthamore, dhe 7% janë pa përgjigje. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Mësuesja Maja: mendoni dy herë përpara se të shpërndani fotografitë e fëmijëve (Video)

    Lajmi i rradhës

    Spasovski: në vitin 2023 neutralizuam 13 grupe kriminale me mbi 100 persona

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë