Metodat që përdori Mijallkov, i shpëtuan lëkurën nga dënimi me burg

    Arratisja e përkohshme, dy herë infektimi me Kovid brenda dy muajsh, kthimi i lëndës në rigjykim, mosjellja e të akuzuarit nga Burgu i Strugës dhe shumë skandale e zvarritje të tjera, sollën vjetërsimin e lëndës dhe lirimin e Sasho Mijallkovit nga akuza për përgjimin masiv dhe prishjen e pajisjeve të përgjimit.

    Procesi gjyqësor për “Target-Fortresa” filloi në dhjetor të vitit 2017 dhe institucioneve ju desh katër vjetër për të dhënë vendimin e shkallës së parë në vitin 2021 me të cilin ish kreu u Policisë Sekrete Sasho Mijalkov ishte dënuar më 12 vjet burg. Pak para dhënies së vendimit Mijallkov ju zhduk policisë dhe ishte i pakapshëm. U paraqit më vonë, duke thënë se nuk ishte arratisur.

    Pak pas marrjes së vendimit, Gjykata e Apelit me vendim të pesë anëtarëve Jani Niça, Enver Bexheti, Gjoko Ristov, Tanja Mileva dhe Lidija Çaçeva riktheu rastin në rigjykim gjë që nxiti akuzat se rikthimi i procedurës nga e para bëhej me qëllim të vjetërsimit të lëndës.

    Mijallkov gjatë rigjykimit u rezultoi dy herë pozitiv me kovid brenda dy muajsh, një herë në nëntor dhe një herë në janar, në teste të bëra në laboratorë privat.

    Zvarritja e lëndëve në proces gjykimi sipas juristit Emir Kurtishi ka dy faktorë, objektiv dhe subjektiv. Faktorët objektiv që ndikuan në zvarritjen e lëndëve të Prokurorisë Speciale, sipas tij, ishin arrestimi i kryeprokurores speciale në rastin “Reket”, transferimi i lëndëve nga Prokuroria Speciale në Prokurorinë për krim të organizuar dhe pandemia e kovidit.

    “Por, më tepër nga analizat e bëra del që zvarritja e procedurave gjyqësore gjithmonë ka ndodhur me kërkesë të mbrojtjes, pra avokatëve që i kanë mbrojtur këto të akuzuar që do të thotë se zvarritja ka ndodhur gjithmonë për arsye subjektive. Kjo shkel parimin kryesore të ligjit për procedurën penale që ka të bëjë me gjykimin në afat të arsyeshëm. Zakonisht ky afat i arsyeshëm është që lënda duhet të kompletohet në afat prej gjashtë muajve”, tha Emir Kurtishi, jurist.

    Për këto raste, thotë Kurtishi, palët që kanë mundësuar zvarritjen janë avokatët mbrojtës por edhe gjykata.

    “Gjithmonë gjykata i ka marrë të gatshme kërkesat për mungesë të avokatëve mbrojtës ose të palës ndaj të cilës është zhvilluar procedura dhe që gjykata nuk është bazuar në arsyeshmërinë e atyre kërkesave. Nuk më habit fakti nëse edhe vepra të tjera penale të parashkruhen (vjetërsohen) gjatë kësaj periudhe kohore”, u shpreh Emir Kurtishi, jurist.

    Presidenti Stevo Pendarovski, duke komentuar rastin Target-Fortesa tha se bllokimi që të mos përfundojnë lëndët bëhet nga një pjesë e gjykatësve. Pendarovski këtë koment e bëri në intervistë për Televizionin 21.

    Zvarritje të procedurave vazhdimisht ka pasur për një sërë lëndësh, sidomos ata që lidhen me aktakuza të ngritura nga ish Prokuroria Speciale. Të njëjtin fat si Target-Fortesa pritet ta kenë të paktën edhe lëndët “TNT”, “Talir”, “Talir 2”, “Thesari”, “Tarifa”, “Dizajn”, “Toplik”, “Titanik”, “Tenderi”, Titanik 2”, “Trajektorja”, “Shkallët spanjolle”, etj.

    Sipas analizës së Koalicionit “Të gjithë për gjykim të drejtë”, me miratimin e ndryshimeve në Kodin Penal në shtator, 14 lëndë gjyqësore në të cilat akuzohen mbi 80 persona do të vjetërsohen. Në këtë raport nuk merren parasysh rastet që aktualisht ndodhen në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zeqiri – Mexhitit: ju ishit kundër presidentit shqiptar, ju dhe BDI jeni e njëjta gjë

    Lajmi i rradhës

    “MOS HESHT NDAJ MASAKRËS” / Në Shkup u protestua kundër dhunës në Gaza

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë