Zeqiri – Mexhitit: ju ishit kundër presidentit shqiptar, ju dhe BDI jeni e njëjta gjë

    Zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët, Arben Zeqiri në FB i është përgjigjur kryetarit të Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhitit duke ia kujtuar atij se ishte kundër kandidatit shqiptarë për president në vitin 2018, përcjell Nistori.

    “Paska paralajmëruar kandidat të përbashkët të opozitës shqiptare, njeriu i cili në zgjedhjet e kaluara presidenciale ishte shef shtabi i “kandidatit koncensual” dhe luftonte kandidatin e opozitës shqiptare. Paska bërë thirje për t’u bashkuar e për ta luftuar krimin 20 vjeçar, njeriu i cili po aq vite ishte edhe nënkrteyar i partisë edhe bartës i funksioneve të ndryshme në pushtetin lokal dhe atë ekzekutiv. Nuk mund të pastroheni nga bashkë përgjegjësia për atë krim, vetëm për faktin se partia juaj u ka përjashtuar pas 20 viteve. Përgjegjësia dhe llogaridhënia duhet të fillojë nga Izet Mexhiti dhe me radhë. Izeti dhe BDI janë e njëjta gjë!”

    I pari i LD sot tha se edhe në zgjedhjet presidenciale opozita shqiptare do të ketë kandidat të përbashkët, për të cilin do të vendoset më vonë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: çdo të hënë të intonohet himni i RMV-së në të gjitha shkollat

    Lajmi i rradhës

    Metodat që përdori Mijallkov, i shpëtuan lëkurën nga dënimi me burg

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë