Mexhiti: Opozita shqiptare është e gatshme të bëhet pjesë e qeverisë teknike

    Kreu i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti tha se opozita shqiptare është e gatshme që të bëhet pjesë e qeverisë teknike dhe të merr përgjegjësi , me qëllim, siç thotë Mexhiti organizimin e zgjedhjeve fer dhe demokratike, në qoftë se VMRO-DPMNE nuk propozon ministrat e saj për qeverinë teknike.

    I pyetur për propozimin që Talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik, Mexhiti tha se do të pasurohet vetëm biografia e Xhaferit.

    “Shkurt dhe shqip, do të pasurohet biografia e Xhaferi, por nuk do të përmirësohet jeta e qytetarëve”, tha Mexhit për “TV21”,

    Mexhiti tha se kjo është bërë në marrëveshje dhe me palën maqedonase, pasi siç tha ai, ka pasur frikë që kreu i Kuvendit mos ta marrë automatikisht edhe presidencën, në rast të ngecjeve në procesin zgjedhor.

    Mexhiti tha se Aleanca për Shqiptarët duhet të vendos nëse do t’i bashkohet opozitës apo do të mbetet me pushtetin.

    Mexhiti tha se e respekton autonominë e subjektit, por që sipas tij ASH duhet të vendos pasi po afrohet data e zgjedhjeve.

    Lajmi Paraprak

    Talat Xhaferi nuk ishte ministri i parë shqiptar i Mbrojtjes, siç pohon Stevço Jakimovski

    Lajmi i rradhës

    Prokuroria kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë