Talat Xhaferi nuk ishte ministri i parë shqiptar i Mbrojtjes, siç pohon Stevço Jakimovski

    Talat Xhaferi / Fotografia: Nistori

    Më 06.12.2023, kryetari i Komunës së Karposhit, Stevço Jakimovski në emisionin “Muhabete të rënda…” në portalin “Infomax”, prezantoi informacione të gabuara për atë se kush ishte ministri i parë shqiptar i mbrojtjes në vend.

    “Kush ishte ministri i parë shqiptar i mbrojtjes? Taloja? Talat Xhaferi? Kush e vuri, VMRO-DPMNE?”

    Jakimovski disa herë gjatë emisionit tha se ka memorie të gjatë. Por në këtë rast, ai paraqiti informacione të pasakta. Siç shihet në faqen e Ministrisë së Mbrojtjes në rubrikën “ish-ministra”, ministër i parë shqiptar i Mbrojtjes ishte Fatmir Besimi, në periudhën prej 29.07.2011 deri më 18.02.2013. Ndërsa, Talat Xhaferi e ka udhëhequr këtë ministri pas Besimit, dhe atë në periudhën prej 18.02.2013 deri më 18.06.2014.

    Thënë shkurt, pohimet e Jakimovskit se ministri i parë shqiptar i Mbrojtjes ka qenë Talat Xhaferi, janë të pasakta. Edhe ky shembull tregon se edhe politikanëve me memorie të gjatë dhe më shumë përvojë në politikë mund t’u ndodhë që të paraqesin informacione të gabuara në opinion. /IMA/

    Lajmi Paraprak

    Pa frymë – Dëmet reale të ajrit të ndotur

    Lajmi i rradhës

    Mexhiti: Opozita shqiptare është e gatshme të bëhet pjesë e qeverisë teknike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë