Mexhiti: Të gjithë pacientët t’i denoncojnë parregullsitë në sistemin shëndetësor

    Ministri i shëndetësisë Fatmir Mexhiti u bën thirrje pacientëve që t’i denoncojnë të gjitha parregullsitë me të cilat ballafaqohen në sistemin shëndetësor, duke theksuar se defektet nuk mund të zgjidhen brenda natës. Ai përsëriti se të gjitha abuzimet do të trajtohen ashpër. Sipas tij, pacientët e Klinikës së onkologjisë marrin terapi cilësore dhe përsëriti se aty, siç shprehet, punojnë profesionistë të lartë. Në ndërkohë, Ministria bashkëpunon me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Prokurorinë.

    “Gjithçka duhet nga ana jonë… dokumente plus këshillim dhe dokumentacion çfarë nuk është kërkuar, ne jemi shumë transparentë dhe të hapur dhe jemi këtu për të ndihmuar në zgjidhjen e rastiti sa më shpejt të jetë e mundur. Ju garantoj si Ministër i Shëndetësisë, se do të ketë një zgjidhje të rastit dhe i gjithë stafi mjekësor nuk do të jetë nën presion, dhe do të ketë një emër dhe mbiemër të saktë se kush ka bërë një gabim dhe kush do të ketë pasoja”, deklaroi Fatmir Mexhiti – Ministër i Shëndetësisë.

    Opozita theksoi se krimi mund të ishte parandaluar nëse autoritetet shëndetësore do të kishin vënë në funksion të ashtuquajturin sistemin KATO, që lejon kontrollin mbi terapinë dhe medikamentet. Sipas VMRO-DPMNE-së, krimi në Klinikën e Onkologjisë filloi në vitin 2017, kur ky sistem u shfuqizua edhe pse u prokurua për 350 mijë euro.

    “Pra, për 6 vjet KATO është mbyllur, me vite theksohet krimi, ka raste të kapjes së vjedhjeve dhe shitjeve, drejtorët po ndryshojnë, por askush – absolutisht askush, as qeveria, as ministër, as doktor, as prokuroria, nuk pyet pse sistemi KATO është fikur kur është blerë dhe nuk kthehet në përdorim!?”, u shpreh Naum Stoilkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

    Më herët, partia në pushtet kërkoi nga opozita që të mirëpresë veprimin e institucioneve kompetente në vend që ta politizojë atë, duke keqpërdorur të sëmurët”.

    Ndryshe, derisa politikanët paralajmërojnë për publikun dënime drakoniane për autorët, nga Prokuroria kanë bërë të ditur se rasti është ende në fazën e hetimeve paraprake dhe janë duke u analizuar provat. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Alternativa për Kodin Penal: Kjo njollë do ta shënojë fundin e karrierës politike të Pendarovskit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV: Vendi po shkon në drejtim të gabuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë