Mexhiti tha “po vjen era shtet”, reagon BDI: këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë

    Zëvendëskryeministri aktual, Izet Mexhiti i pyetur se si i komenton deklaratat e LSDM-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI dhe VMRO, Mexhiti u përgjigj shkurt, duke thënë se po vjen era shtet, përcjell Nistori.

    “E tash nuk do të hyjë në komentim të kësaj, është çështje spekulative, por me rëndësi po kthehet shteti ligjor, po vjen era shtet”, shtoi Mexhiti.

    Nga opozitarja BDI kanë komentuar ndjekjen penale të Artan Grubit, tha se “Po vjen era shtet”. Nga BDI thonë se shteti nën pushtetin e VMRO-së dhe VLEN-it, po i ngjason ish Jugosllavisë.

    “Këtij shteti i vjen era kundërmuese e Jugosllavisë së fundviteve të 80-ta—një sistem që përjashton dhe diskriminon, që margjinalizon dhe anashkalon qytetarët që kanë kontribuar dhe e kanë ndihmuar këtë shtet të arrijë një status të ri, por që tani po e humbet atë për shkak të një politike të papërgjegjshme. A po vjen era shtet, kur Presidentja e shtetit nuk ka asnjë këshilltar shqiptar për çështje të sigurisë? A po vjen era shtet, kur as drejtori dhe as zv. drejtori i Agjencisë për Zbulim nuk janë shqiptarë? A po vjen era shtet, kur Ushtria e Maqedonisë së Veriut ka anashkaluar kandidatin më të kualifikuar, Gjeneralin Emini, duke emëruar një kandidat që është ngritur në gradë vetëm një ditë para emërimit? A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shërbimin Ushtarak për Inteligjencë dhe Siguri, profesionistët shqiptarë janë larguar dhe tani nuk ka asnjë nëndrejtor shqiptar? A po vjen era shtet, kur në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), asnjë nga ndihmësministrat nuk është shqiptar? Po, vjen era shtet, por sipas shijes së patronëve tuaj!”, thuhet mes tjerash në reagimin e BDI-së.

    Lajmi Paraprak

    MPB i konfiskoi mbi 75 mijë copë mjete piroteknike në rajonin e Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Grubi nuk është pjesë e BDI-së! A do të distancohet edhe nga Ramiz Merko?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë