Eurointegrimet – Angel Dimitrov: E gjithë përgjegjësia është e politikanëve

    Nuk ka vend tjetër që dëshiron më shumë se Bullgaria që Republika e Maqedonisë së Veriut të anëtarësohet në Bashkimin Europian. Por gjithmonë ka një “por” të madhe dhe kjo përcaktohet nga gatishmëria e vendit kandidat. Dua të them se RMV-ja është e përgatitur të fillojë negociatat për këtë çështje, por nuk shoh bazë për një gjë të tillë, tha për BNT bashkëkryetari i Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështjet Historike dhe Arsimore me Republikën e Maqedonisë së Veriut, Angel Dimitrov.

    Ai vlerëson se politikanët janë gjithmonë në lëvizje kur bëhet fjalë për marrëdhëniet dypalëshe.

    “Historia ndikon kudo, historia jep argumente, i ndihmon politikanët të kuptojnë rrënjët e problemeve bashkëkohore, por nuk janë ata që përcaktojnë marrëdhëniet. E gjithë përgjegjësia është e politikanëve”, theksoi Dimitrov.

    Ai thotë se mbledhja e radhës e Komisionit të Përbashkët Historik do të mbahet të enjten.

    Lajmi Paraprak

    Përparim Rama zyrtarisht kryetar i Prishtinës, Shpend Ahmeti i bën dhuratë një tastierë Ramës, i thotë se ia ka hequr shkronjat “P” dhe “R”

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: Hyrja e Alternativës në qeveri është përpjekja e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë