Michael Roth sot vjen në Shkup për të biseduar për miratimin e kornizës negociuese

    Zëvendës kryeministri për Çështjet europiane Nikolla Dimitrov, sot do të presë ministrin e Shtetit për Europën e Republikës Federale të Gjermanisë, Michael Roth, si pjesë e vizitës së tij dy-ditore në Shkup, përcjell Nistori.

    Vizita e Roth vjen në prag të mbledhjes së qershorit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së, ku ai përfaqëson Gjermaninë dhe fokusi i bisedës me Dimitrovin do të jetë në tejkalimin e sfidave dhe perspektivave për miratimin e kornizës negociuese për vendin me qëllim që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me BE-në.

    “Duke pasur parasysh angazhimin aktiv dhe të zëshëm të Gjermanisë gjatë dhe pas presidencës së BE-së, kjo vizitë është vazhdim i përpjekjeve gjermane për përparim të përbashkët në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut. Në takim do të diskutohet edhe për të ardhmen e Procesit të Berlinit dhe samitin e planifikuar të mbahet në Berlin këtë vit, si dhe për tema dhe çështje të tjera në lidhje me perspektivën evropiane të vendit dhe rajonit”, thuhet në kumtesën e Sekretariatit për Çështje Evropiane.

    Pas takimit dypalësh Roth-Dimitrov mendohet të ketë konferencë të përbashkët për shtyp. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse “kurrë” nuk do të zhduket racizmi?

    Lajmi i rradhës

    Majdanoz me limon kundër rrudhave, njollave dhe alergjive

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë