Michel: E ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE

    Jam i bindur dhe i sigurt se e ardhmja e Maqedonisë së Veriut është në BE, tha për AIM kryetari i Këshillit Evropian Charles Michel pas takimit të mbrëmshëm bilateral me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili u zhvillua para fillimit të Forumit Strategjik të Bled-it, përcjell Nistori.

    “Përkushtimi dhe mbështetja e Bashkimit Evropian në procesin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut është jashtëzakonisht i rëndësishëm në këtë moment, për të cilin është adresuar qartë mesazhi nga BE-ja, për rëndësinë e përfundimit me sukses të procesit të ndryshimeve kushtetuese, për rrjedhën e mëtejshme të procesit të integrimit evropian. të vendit”.

    “Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ndryshimet kushtetuese paraqesin një shans unik dhe të papërsëritshëm për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut brenda BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ketë ndikim pozitiv në situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë për takimin në mes Kovaçevskit dhe Michellit.

    Në të njëjtën kohë, u theksua se angazhimi dhe përshpejtimi i reformave është kyç për rritjen e mbështetjes nga BE-ja në aspektin e fondeve të para-anëtarësimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

        Lajmi Paraprak

        Qeveria franceze: Veshja islamike në shkolla, “sulm politik”

        Lajmi i rradhës

        Si funksionon sistemi imunitar

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë