Lideri VMRO-DPMNE, Hristian Mickoski sot në conference për shtyp sërish kërkoi largim të Qeverisë aktuale dhe dorëheqje të kryeministrit Zoran Zaev. Ai theksoi një sërë projektesh, sipas partisë opozitare, të pushtetit në katër vitet e kaluara, duke filluar nga mosmarrja e datës për negociata me BE-në, në ekonomi, energjetikë, shëndetësi, përcjell Nistori.
“Nuk është çështja nëse janë të nevojshme zgjedhjet e parakohshme parlamentare, por se kur ata do të mbaheshin”, tha Mickoski duke u përgjigjur në pyetjen nëse mbetet në kërkesën që së bashku me zgjedhjet lokale në vjeshtë të ketë edhe zgjedhje të reja parlamentare.
Ai theksoi se, rruga e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është përmes Kuvendit, kështu që duhet të sigurohet shumicë absolute për shpërbërjen e Kuvendit.
“Nuk di mënyrë tjetër për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa sa i përket metodologjisë, çdo ditë punojmë në atë dhe kur të kemi 61 deputetë do të njoftojmë publikisht”, tha Mickoski në konferencën e sotme për media.