Kryeministri i RMV-së Hristijan Mickoski, sot u shpreh se Arben Taravari po vendos të kthehet në krahët e Ali Ahmetit, ndërsa tha se e pret gjatë kësaj jave të ketë një takim pëfrunditmar me të, përcjell Nistori.
Ky reagim vjen pas deklaratës së Taravarit i cili mbrëm u shpreh se ASH më mirë të jetë në opozitë.
“Pra, po, i kam dëgjuar ato deklarata, mendoj se zoti Taravari dhe disa njerëz rreth tij janë të vendosur të kthehen në përqafimin e Ali Ahmetit dhe BDI-së. Më mbetet vetëm t’i uroj fat dhe shpresoj që javën e ardhshme të kemi një takim përfundimtar ku do të përmbledhim atë që është bërë dhe do t’i uroj mbi të gjitha shëndet, gjë që është më e rëndësishmja për të gjithë ne. Më duhet të them se më e pakta që prisja ishte që ai të kthehej në përqafimin e Ali Ahmetit dhe të tjerëve, megjithatë ky është vendimi i tij dhe jam i bindur se është vendim i disave dhe jo vendim i antarësisë së Aleancës për Shqiptarët dhe i një pjesë të madhe të njerëzve që janë pjesë e kësaj qeverie”, u shpreh Mickoski.
Sipas tij do të ishte e ndershme nëse këtë e kishte bërë vet, por po bëhet gjithnjë më e sigurt se ai po kthehet në përqafimin e gjithë atyre që për dy dekada kanë kriminalizuar Maqedoninë.
Kryetari i ASh-së, Arben Taravari vlerëson se partia e tij është më mirë të kalojë në opozitë për shkak të raporteve të rrënuara mes partnerëve brenda Qeverisë.
Në një prononcim për Lajm, Taravari tha se vendimin përfundimtar do ta sjell kryesia e partisë dhe paralajmëroi se së shpejti do të realizojë edhe një takim me kryeministrin Mickoski.