SAShK vazhdon grevën në arsim! Nuk pranohet oferta e Qeverisë për rritje të pagave për 10%

    Kreu i Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Jakim Nedellkov sot njoftoi se nuk e kanë pranuar ofertën e Qeverisë për rritjen e pagave për 10 për qind. Jakimovski tha se greva do të vazhdojë edhe ditëve në vijim deri në plotësimin e kërkesave të punonjësve në arsim për rritjen e pagave, njofton AIM, përcjell Nistori.

    “Njoftojmë opinionin se mbi 95% e organizatave sindikale janë shprehur për refuzim të ofertës verbale”, tha mes tjerash Nedellkov. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ia mbajtën peng djalin 17-vjeçar! Kërçovari ka 4 vite që kërkon drejtësi, Prokuroria pa vendim për rrëmbyesin

    Lajmi i rradhës

    Cili do të jetë mandati i Byrosë për Konfiskimin e Pasurisë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë