Në një prononcim para klinikave “Nënë Tereza”, kryeministri Hristijan Mickoski theksoi edhe një herë se nuk do të ketë mëshirë për askënd, duke sqaruar se vitin e kaluar janë dhënë vetëm 12 licenca për kabaretë, përcjell Nistori.
“Në vitin 2024 janë dhënë vetëm 12 licenca dhe mund ta imagjinoni sa klube nate funksionojnë në vend. Nuk e dimë se sa prej këtyre licencave janë të vlefshme, pasi vlefshmëria është vetëm njëvjeçare. Nuk pret shumë punë, dikush nuk e bëri punën e tij dhe tani po mundohet të mbulojë punën kriminale që ka bërë vitet e fundit në institucionin ku ka punuar nën një lloj politizimi. Nuk do të ketë mëshirë kushdo që të jetë, cilës do parti politike apo etni është. Kjo që ka ndodhur është më shumë se një krim, kjo është një vrasje masive që dikush e ka lejuar për para, për ryshfet, korrupsion… Nuk do të ketë mëshirë. Ne do t’i nxjerrim nga shtëpia nëse mendojnë se do të përpiqen të luajnë politikë dhe kartën etnike me ato konferenca shtypi të mesnatës. Do t’i nxjerrim nga shtëpia për veshi”, tha Mickoski.
Ai ka njoftuar kategorikisht se të gjitha diskotekat, nëse nuk kanë dokumentacion të vlefshëm do të duhet të mbyllet dhe do të mbyllet. /Nistori/