Mickoski: është e drejta ime njerëzore si do ta quaj vendin tim

    “Betimi i Presidentes Gordana Siljanovska Davkova ishte dinjitoz, prisja një urim nga fqinji jugor për triumfin bindës, por fatkeqësisht morëm muskuj politik”. Kështu tha sot kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe mandatar i ardhshëm për qeverinë e re, Hristijan Mickoski.

    Sipas Mickoskit, nëse Greqia beson se vendi ka shkelur Marrëveshjen e Prespës, ekziston Gjykatë Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Ai gjithashtu tha se RMV e ka zbatuar plotësisht Marrëveshjen e Prespës, ndërsa shtoi “fqinjin jugor nuk ka përfunduar as tri gjërat themelore”.

    “Nëse dikush pret që VMRO-DPMNE të përsërisë gabimet e së kaluarës, të jeni të sigurt se ne nuk do ta bëjmë këtë. Ne nuk kemi ndërmend t’i përgjigjemi muskulit të tyre politik duke riemëruar autostrada dhe aeroporte apo duke ndërtuar monumente. Nuk pres që marrëdhëniet mes dy vendeve të bazohen në muskuj politik, pres që të kemi marrëdhënie të shkëlqyera fqinjësore. Vlerësoj që VMRO-DPMNE-ja dhe qeveria atje e udhëhequr nga Demokracia e Re kanë qëndrimin e tyre në lidhje me marrëveshjen e Prespës, sepse asnjëri prej nesh nuk e pëlqen atë marrëveshje”, tha Mickoski.

    Ndryshe nga atje, theksoi ai, Marrëveshja e Prespës është pjesë e institucioneve, Kushtetutës dhe ligjeve të Maqedonisë.

    “Ne e kemi thënë shumë herë në të kaluarën se ky është realitet. Komunikimi në institucionet e Maqedonisë mbetet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet, por është e drejta ime themelore njerëzore se si do ta quaj unë vendin tim. Dhe derisa jap deklarata ose fjalime unë, ndërsa pres edhe Siljanovska, të përdor termat Maqedoni dhe mbiemrin “maqedonas”, sepse në këtë mënyrë, sipas interpretimit tonë të Marrëveshjes së Prespës, nuk ka shkelje të saj. Nëse mendojnë se e kemi shkelur Marrëveshjen e Prespës, ka një Gjykatë Ndërkombëtare, mund të fillojnë proces, kështu që ne do t’i kryqëzojmë të dyja argumentet atje. Nuk do të doja që kjo të ndodhte. Apeloj për marrëdhënie të mira fqinjësore dhe miqësore”, tha Mickoski.

    Ai tha gjithashtu se së shpejti pret një takim me kryeministrin grek, me të cilin do të diskutojë për ekonominë, turizmin, arsimin dhe tema tjera.

    Ndryshe, kur bëri betimin solemn në Kuvend, Siljanovska-Davkova për emrin e vendit përdori vetëm Maqedonia, pa shtesën “e veriut”. Ajo shkaktoi reagime nga komuniteti ndërkombëtar dhe nga autoritetet në Greqi dhe Bullgari./Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Xhaferi: Gjykata Administrative dhe institucionet të mbrojnë besueshmërinë e zgjedhjeve

    Lajmi i rradhës

    Çfarë mund të ndodh nëse rivotohet, katër deputetë në garë për t’u futur në Kuvend

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë