Ratkoceri: Zaevi ka ardhur në një situatë komike, duhet të lutet Gashi apo Hoxha për të bërë qeveri

    Opinionisti Arben Ratkoceri në ClickPlus ka komentuar Qeverinë e udhëhequr nga kreu i LSDM-së, kryeministrin në dorëheqje Zoran Zaev. Ratkoceri deklaroi se gjatë kësaj qeverisje ka funksionuar drejtësia për disa raste, si askund tjetër në rajon.

    “Analizoni çdo lider në rajon, ndoshta prej në Slloveni e më poshtë. Unë n uk e di ndonjë Qeveri ose ndonjë kryeministër që ka arritur të burgos ose…aq shumë funksionarë, normal organet e drejtësisë, unë e kam të qartë atë. Në Maqedoni ke një kryeministër të larguar, dy ministra të Brendshëm të burgosur, ke shefin e shërbimit sekret, ke një nga oligarkët kryesorë të vendit siç është Kamçev, ndërkohë vjen në pozitë komike ku duhet të lutet Afrim Gashi apo Arjanit Hoxha për të bërë Qeveri”, tha mes tjerash Ratkoceri.

    Sipas tij, Alternativa edhe logjikisht, duket se presionin më të madh edhe kërkesën kryesore e ka që kjo shumicë të zgjatë deri në fund të mandatit, mirëpo aty nuk ka garancion.

    “Unë mendoj, dhe e them publikisht, kjo Qeveri do të zgjas aq sa donë VMRO-ja dhe BDI-ja”- shtoi ai.

    Lajmi Paraprak

    LUFTA, DIALOGU DHE GJENERATA E RE

    Lajmi i rradhës

    Frosina Remenski do të garojë për kryetar të LSDM-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë