Bashkimi Evropian është ai që rekomandon heqjen e balancuesit, mjetit që përcakton punësimin e nëpunësve civil sipas përkatësisë etnike, tha sot mandatari Hristijan Mickoski, në përgjigjen e pyetjes së gazetarit të Nistorit, nëse do të ndalet përdorimi i kësaj mundësie. Ai përkujtoi se rekomandimi i BE-së është pasojë e skrining procesit që tashmë është bërë, raporton Nistori.
“Dhe nëse thonë se duhet shfuqizuar, atëherë çfarë na mbetet? Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të punojmë sipas rekomandimeve që vijnë nga vetë BE-ja. Është rezultat i procesit të shqyrtimit”, tha Mickoski, duke shtuar se vendi duhet të përparojë sipas kompetencave, jo sipas gjinisë, përkatësisë etnike apo fetare.
Ndryshe, heqja e Balancerit ka qenë edhe premtim elektoral i VMRO-DPMNE-së, instrumenti i cili mundëson dhe ka për obligim të mbajë llogari mosdiskriminimin e komuniteteve. /Nistori/