Mickoski: Hyrën në politikë më xhepa të zbrazur, po dalin milionerë

    “Ka para për qytetarët nëse pushteti nuk i vjedh ato” – kështu deklaroi sot para mediave Lideri i VMRO DPMNE-së Hristijan Mickoski.  Ai shtoi se kjo Qeveri LSDM-BDI është më e pa afta në Europë, pasi nuk di se si të përballet me krizat që na kapluan.

    “Ka para nëse nuk vidhet, sepse qytetarët po plaçkiten, plaçkitet buxheti para s’ka normal, nëse nuk plaçkitet dhe nëse nuk plaçkitet para do të ketë. Edhe ky borxh i ri që po paralajmërohet është përsëri mbulimi i harxhimeve joproduktive”, tha Hristijan Mickoski, Lideri i VMRO-DPMNE-së.

    Mickoski nuk ndalet me kaq, ai tha se pushtetarët për 3.5 vjet i vodhën pensionistët 20% nga pensioni i tyre. “Hyrën në politikë me xhepa të zbrazur e po dalin milionerë” – thotë Mickoski.  

    “Shikoni keni politikanë që hyjnë në politikë me xhepa të zbrazur ndërsa dalin milionerë dhe miliarderë. Hapin fondacione  e kështu me radhë”, shtoi Mickoski.

    E nga ana tjetër partia në pushtet LSDM hedh akuza ndaj pushtetit lokal, gjegjësisht në komunat të cilat udhëheq VMRO-DPMNE.

    “Kryetarët e Komunave të: Qyteti i Shkupit, Gazi Babë, Kisella Vodë dhe Gjorçe Petrov këtë vit do të harxhojnë rreth 1 milion euro për punësime të kuadrove të VMRO-DPMNE-së. 1.23 Për rikujtim Kryetarët e Komunave të VMRO-DPMNE-së janë më të zëshmit se komunat nuk kanë para për të paguar rrymën dhe ngrohjen, ndërsa të njëjtët me para të popullit punësojnë bashkëpartiak të tyre. Për gjithë këtë Hristijan Mickoksi i cili në publikë aktron brengosje për standardin ekonomik, për këtë krim heshtë”, tha Darko Kaevski nga LSDM.

    Derisa pushteti dhe opozita po akuzojnë njëra tjetrën, qytetarët po përballen me krizë ekonomike, si rezultat i shtrenjtimeve të rrymës, derivateve të naftës dhe produkteve ushqimore. Qeveria për të zbutur këtë rritje të çmimeve, fuqizoi 26 masa anti-krizë, ndërsa si pjesë e kësaj pakoje ishin edhe heqja e TVSH-së nga 5 në 0% për çmimet e produkteve ushqimore bazë dhe ulja e akcizës për derivatet e naftës.  /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Kur “shporta e bukës” është në luftë

    Lajmi i rradhës

    Zelensky: Në Moskë flasin për “zgjidhjen përfundimtare”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë