Mickoski: Hyrja e Alternativës në qeveri është përpjekja e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë

    Kjo mua më ngjan si akti i fundit i përpjekjes për shkatërrimin e Maqedonisë, në regji të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, kështu e ka komentuar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke shtuar se koalicioni i ri qeveritar është sa për të vazhduar edhe për disa ditë jetëgjatësinë e kësaj Qeverie dhe disa njerëzve në LSDM, si dhe përpjekje e fundit për shkatërrimin e Maqedonisë, përcjell Nistori.

    “Kjo mua më ngjan si akti i fundit i përpjekjes për shkatërrimin e Maqedonisë, në regji të Zoran Zaevit dhe LSDM-së, sepse kjo që e shohim dhe që po ndodh ditëve të fundit paraqet jokulturë politike dhe zhgërryeje të vetë Zoran Zaevit dhe LSDM-së dhe përpjekje sa e sa ta vazhdojnë jetëgjatësinë e tyre politike për disa javë. Është e turpshme kjo që ndodh. E turpshme është që politika është bërë si treg”, deklaroi Hristijan Mickoski – kryetar i VMRO-DPMNE-së.

    Kujtojmë lexuesit sekryeministri Zoran Zaev dhe lideri i Alternativës, Afrim Gashi në konferencën e 5 dhjetorit për media kanë bërë të ditur se me 64 deputetë kanë një shumicë të qëndrueshme parlamentare, si dhe një Qeveri stabile, e cila e kapërcen krizën politike në vend. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Eurointegrimet – Angel Dimitrov: E gjithë përgjegjësia është e politikanëve

    Lajmi i rradhës

    A do të respektohet marrëveshja për kryeministrin shqiptar nga mandatari i ri?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë