Mickoski: koha e Maqedonisë ka ardhur – nuk ka më kohë për pritje!

    Me rastin e iluministëve maqedonas dhe sllavë, vëllezërit e shenjtë Kirili dhe Metodi, themeluesit e arsimimit dhe të letërsisë sllave.

    Kryeministri Hristijan Mickoski mbajti fjalim në kishën Sh. Sofje. Ai dërgoi mesazh të mobilizimit të kapaciteteve shoqërore dhe nxitjes për unitet në ndërtimin e së ardhmes së shtetit.

    Ai thotë se nuk ka më kohë për të pritur dhe se tani është momenti kur fillon “koha e Maqedonisë”.

    “Mesazhi im është mobilizimi i çdo potencial krijues në funksion të së ardhmes së përbashkët, të veprojmë me urtësi dhe energji të madhe për ndryshim, të dallojmë rëndësinë e momentit, të kemi marrëveshje dhe konsensus për të ardhmen e shtetit. Në të kaluarën, njerëzit prisnin vazhdimisht që të kalonte një kohë e caktuar. I thoshin prit, duhet të kalojë koha e tranzicionit, pastaj prit, tani është koha për konflikte të ndryshme ushtarake, kriza të borxheve ekonomike, kështu që duhet të kalojë koha për negociata, për aleancat e mëdha, krizat kushtetuese dhe çfarë jo tjetër ka kaluar ky popull. Unë po ju them se nuk ka kohë për të pritur dhe tani vjen koha e vetme dhe ajo është koha e Maqedonisë”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

    Lajmi Paraprak

    “Marshi i Engjëjve” në Koçan: familjet kërkuan drejtësi për 62 jetët e humbura në zjarrin tragjik të “Puls”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë