Osmani: Pas çdo suksesi politik të RMV-së ka një vulë të ShBA-së

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Click Plus në TV21 duke e komentuar marrëveshjen për dialog strategjik mes SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut tha se pas çdo suksesi politik të shtetit tonë ka një vulë të SHBA-së.

    “Kjo do të thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës e fokusojnë praninë e tyre përmes këtij procesi, unë shpesh e them, pas të gjitha sukseseve politike të këtij shteti, ka një vulë të caktuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

    Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë, zgjidhje e mirë

     Osmani tha se vlerëson se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë paraqet maturim për procesin dhe se është zgjidhja më e mirë.

    “Përmes përfshirjes së bashkësisë bullgare në Kushtetutë, mendoj se është zgjidhja më e mirë vin-vin për tu larguar nga debati që ne t’i tregojmë njerëzve se kush kanë qenë, kush nuk kanë qenë. Askush nuk duhet t’i tregojë askujt si ndihet ai, kjo është çështje intime dhe nuk është çështje e marrëdhënieve bilaterale dhe e integrimeve evropiane”, tha Osmani.

    I pyetur nëse ka kusht nga VMRO-DPMNE që të votohet për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, por që më pas të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare, Osmani tha se ky veprim i VMRO-së do të ishte vetëvrasje politike.

    Mbi 900 ukrainas kanë hyrë në RMV! Jemi të gatshëm për ndihma

    “Mbi 900 ukrainas kanë hyrë në vend pas nisjes së luftës, kuptohet nuk janë regjistruar si refugjatë me status, sepse megjithatë janë vendosur tek familjarë dhe miq, por kërkojnë ndihma nga Kryqi i Kuq dhe në bazë të kësaj i regjistrojmë”, deklaroi Osmani.

    Ministri Osmani tha se vendi ynë është i gatshëm për çfarëdolloj ndihme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gashi: Dua të largohem nga politika, por e kam amanet që mos t’i tradhtoj shokët

    Lajmi i rradhës

    IShP: Në RMV nuk ka asnjë rast të konfirmuar me fruth

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë