Mickoski konfirmon pjesëmarrjen në Bllagoevgrad të Bullgarisë

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konfirmon pjesëmarrjen e tij të dielën në Bllagoevgrad të Bullgarisë ku do të hapet Klubi i maqedonasve të Bullgarisë. Mickoski tha se të dielën do të merr pjesë në hapjen e klubin me qëllim që të dëshmon unitet kombëtar dhe kujdes për pakicën maqedonase në Bullgari. Për dallim nga Mickoski, kryeministri Dimitar Kovaçevski ditë më parë deklaroi se nuk e vlerëson si të nevojshme pjesëmarrjen në Bllagoevgrad. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani dekaroi se hapja e klubeve është keqpërdorur menjëherë në agjendat politike. Ai theksoi se pas klubit në Blagoevgrad qëndron një fondacion nga Kanadaja, me një histori që nuk i shërben interesave strategjike të vendit.

    “Ishte një mundësi e mirë për të dëshmuar unitet, të vinin gjithë atje dhe t’i jepnim mbështetje tanëve nga pjesa e Pirinit të Maqedonisë, nga Bullgaria. Unë do të shkoj nesër sepse mendoj se kjo do të ketë kuptim edhe për njerëzit tanë atje, për më shumë vetëbesim, mbështetje se nuk i harrojmë, por përkundrazi vazhdojmë t’i mbështesim dhe planifikojmë në të ardhmen një mbështetje edhe më intensive. Do të ishte një mundësi e mirë të dëshmojmë se kujdesemi për popullin maqedonas dhe identitetin maqedonas dhe nuk flasim fjalë të kota”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Strugë ska zgjidhje për deponitë joligjore

    Lajmi i rradhës

    Edhe “Grupi i zjarrit” votoi “PËR” vazhdimin e Artan Grubit dhe Bujar Osmanit në pozitat e njëjta në BDI

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë