Mickoski kritikon Filipçen: Vaksinat e janarit kanë arritur në maj, 5.329 persona kanë vdekur

    Kreu i VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka reaguar për furnizimin me vaksina kundër Covid-19, transmeton Alsat. Mickoski akuzon autoritetet për vonesa derisa kujton se Maqedonia e Veriut është një prej shteteve me më shumë të vdekur nga Covid-19.

    “Njoftuan për vaksinim masiv në dhjetor të 2020, ndërsa vraponin pas provizioneve, filluam në maj të vitit 2021, bindshëm, të fundit në Evropë. Sipas numrit të vdekjeve, ne jemi ndër gjashtë vendet më të prekura në botë. Sot kam lexuar në media një njoftim që kanë mbërritur rreth 10,500 doza të vaksinave Pfizer. Ajo që duhej të mbërrinte në janar ose shkurt, arriti në maj, ajo që duhet të jetë normale për ta është një spektakël. Epo, më lejoni t’ju them diçka, 5329 qytetarë nuk kishin mundësi të marrin vaksinat në maj për shkak të paaftësisë dhe dëshirës tuaj për provizione, ata vdiqën nga korona… herët a vonë do të ketë përgjegjësi, ju premtoj”, ka shkruar Mickoski. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    ‘Në hetuesinë e Shkodrës, pasi ia dogjën mishin me hekur të nxehtë e qëlluan me plumb në kokë dhe…’| Dëshmia tragjike për vdekjen e avokatit të famshëm

    Lajmi i rradhës

    Sukses i mjekësisë: Proteinat e algave rikthejnë pjesërisht shikimin e njeriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë