Mickoski kundër heqjes së 20%-shit dhe zëvendësimin e saj me “gjuha shqipe”

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së në protestën e 18.06.2022 / Fotografia: Nistori, Emir Hamzi

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së derisa komentoi çështjen heqjes e 20 përqindëshit nga kushtetuta dhe zëvendësimin e saj me “gjuha shqipe”, deklaroi se është një hap i gabuar dhe paraqet rrënim të karakterit unitar të Maqedonisë.

    Ai tha se paralajmërimi i politikanëve shqiptarë për federalizimin e shtetit janë të rrezikshme, duke shtuar se “Ballkanit nuk i duhet një Bosnjë tjetër”.

    “Më e tmerrshme ishte ajo që e thanë si sqarim, përfaqësuesit dhe liderët e partive shqiptare e ajo është formimi i parlamentit dy-dhomësh që nënkuptonte de fakto dhe de jure federalizim, dhe mendoj se ky është një hap shumë shumë i gabuar, gjegjësisht rrënim i karakterit unitar të Maqedonisë, sepse mendoj se as Evropës e as botës nuk i nevojitet dhe një Bosnjë tjetër në Ballkan, edhe një shtet jo-funksional”.

    “Në jemi kundër dhe kemi thënë se kjo është vija e kuqe të cilën jemi në gatshëm që ta mbrojmë me të gjitha mjetet dhe mekanizmat që kemi në dispozicion si parti politike”, deklaroi Mickoski.

    Ndryshe, Lëvizja Besa i ka ftuar në takim partitë tjera parlamentare shqiptare, për të koordinuar aktivitetet politike në prag të ndryshimeve kushtetuese që Maqedonia e Veriut duhet t’i bëjë, për të vazhduar negociatat me BE-në.

    Lajmi Paraprak

    “Deputetët sa më shpejtë të votojnë ndryshimet ligjore për mbrojtje të gazetarëve”

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës ankohet ndaj SPB Tetovë, sherr parkimet e parregullta në qytet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë