Mickoski: Maqedonia është viktimë e bullizimit klasik, këtë po e pranon edhe Brukseli

    Lidhur me procesin e integrimit evropian, Maqedonia është viktimë e bullizimit, duhet ta pranojmë qartë dhe me zë të lartë, dhe gjithnjë e më shumë politikanë në Bruksel po e pranojnë këtë, deklaroi sot kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij hapës në Konferencën “E ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor: Integrimi politik, bashkëpunimi rajonal dhe qëndrueshmëria ekonomike në kohë sfidash globale”, e cila për ditën e dytë radhazi po mbahet në Shkup nën organizim të Unionit Pan-Evropian të Maqedonisë, përcjell Nistori.

    “Maqedonia është viktimë e ngacmimit klasik nga shtetet anëtare që po e shantazhojnë integrimin e saj në BE nga brenda. Dhe kjo nuk vlerësohet sipas progresit që kemi, por sipas faktit nëse do ta ndryshojmë Kushtetutën, emrin, flamurin, kartëmonedhat e kështu me radhë”, tha ai.

    Mickoski paralajmëroi se në qarqet politike në Bruksel po flitet gjithnjë e më shumë për një iniciativë për të ashtuquajturat shtete anëtare të ligës së parë dhe të dytë, pra konceptin e integrimit gradual, dhe pikërisht për këtë arsye është e nevojshme të mendojmë si rajon se cilët do të jenë hapat e ardhshëm, sepse është e nevojshme të jemi të vetëdijshëm për të gjitha sfidat me të cilat do të përballen vendet e rajonit në vitet e ardhshme.

    Në fjalimin e tij, kryeministri kritikoi ashpër grupet e mëparshme politike të udhëhequra nga LSDM, duke i akuzuar ata se pranonin gjithçka që u ofrohej nga jashtë për shkak të paaftësisë së tyre për të dhënë rezultate të brendshme dhe për t’u përballur me korrupsionin.

    “Ata u drejtuan të udhëhiqeshin nga maksima: ‘na jepni një fletë të bardhë letre për të nënshkruar gjithçka që na duhet, vetëm mos na lini pa pushtet’. LSDM-ja dikur shtetformuese sot duket si një grup i vogël që merret me lajme të rreme dhe konferenca shtypi tabloide, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin”, tha kryeministri.

    Lidhur me mosmarrëveshjet me fqinjët, Mickoski është i bindur se nuk do të ketë negociata për çështje nga Mesjeta, por për vlerat evropiane dhe sundimin e ligjit.

    “Në vend që të shikojmë drejt së ardhmes, ne po kthehemi në shekujt e dhjetë dhe të njëmbëdhjetë, duke interpretuar se kush ishin mësuesit e asaj kohe. Nuk ka askush gjallë nga Mesjeta që të na tregojë se si ishte. Por ky popull ka traditën, kulturën dhe trashëgiminë e vet shekullore. Ai gjithmonë e ka mbrojtur derën e Evropës, nuk është gjunjëzuar kurrë dhe vendi i tij është në Evropë”, përfundoi ai.

        Lajmi Paraprak

        Ngjarje tragjike në Pensilvani – Babai ia fsheh Nintendon, 11 vjeçari e vret të atin

        Lajmi i rradhës

        Ligji për Përmbarim nën kritika, qytetarët po grabiten me shpenzime shtesë

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë