Mickoski mendon shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendosë në korniza ligjore

    Qeveria mendon që shfrytëzimin e kriptovalutave ta vendos në korniza ligjore. Kryeministri Hristijan Mickoski sot deklaroi se sipas tij, kjo është ardhmëria dhe se do të jemi mes vendeve të para në rajon, të cilët do ta bëjnë këtë, përcjell Nistori.

    “Sot do të thosha se tregtohet gjysmë-legalisht prej këtu. Duam që të gjithë këtë ta kanalizojmë në korniza të ligjit, por ka shumë punë që duhet paraprakisht të harmonizohen dhe këtë e bëjmë, i harmonizojmë ato punë që të vijmë te produkti final. Por po, ja po ju them dhe kjo është ardhmëria dhe mendoj se do të jemi mes të parëve në rajon, nëse jo të parët që do të tentojmë të bëjmë diçka të tillë”, u shpreh Mickoski.

    Ndryshe, kriptomonedha Bitcoin ka kaluar 100 mijë dollarëshin për herë të parë, duke shënuar një rekord të ri mes një mitingu euforik të shkaktuar nga fitorja zgjedhore e Donald Trump.

    Nga ana tjetër, Bitcoin vlerësohet për atë se ka hapur rrugën për një shumëllojshmëri monedhash të tjera digjitale dhe ka nxitur zhvillimin e teknologjive të tjera blockchain që përdoren në fusha të ndryshme, përfshirë financat, shëndetësinë dhe logjistikën. /Nistori/

        Lajmi Paraprak

        Korrupsioni i pranishëm në të gjitha poret e shoqërisë

        Lajmi i rradhës

        Kasanof: prioritet i ShBA-ve në RMV janë antikorrupsioni dhe Lista e Zezë

        Lajme tjera

        Bashkohu

        Informohu në kohë