Mickoski: MPB duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Kastriot Rexhepit

    Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në konferencë për shtyp para kuvendit tha se seanca do të mbahet deri në mesnatë dhe se deri në ora 12AM do ta presin deputetin Kastriot Rexhepin. Ai tha se për rastin e Rexhepit MPB duhet të mbajë përgjegjësi.

    “Presim deri në ora 24 që të paraqitet deputeti. A është i gjallë, a është shëndosh. Të shohim se ku gjendet njeriu. Përveç mesazhit në maqedonisht dhe në shqip, tjetër nuk dimë, nuk e dimë se çka po ndodh fizikisht me njeriun. A është dikund me dëshirën e tij. Deputetët ashtu-ashtu nuk zhduken. Nuk ka deputet në Kuvendin e Maqedonisë, nuk e dimë nëse është kidnapuar dhe po mbahet pa pëlqimin e tij, apo vullnetarisht ka ikur. Unë nuk e di pse nëse është vullnetarisht, pse nuk ka ardhur sot këtu. Do të votonte, nëse do të ishte kundër rrëzimit të kësaj qeverie, do votonte kundër, dhe do të përfundonte 60-60, do ta shpëtonim publikun nga ky turp”, tha mes tjerash Mickoski.

    Mickoski tha se duhet të presim e të shohim nëse Rexhepi është gjallë, mirë, të shohim ku ndodhet dhe ta dimë fizikisht çfarë ndodh me njeriun. A është dikund me vullnetin e tij ose ndodhet atje me vullnet.

    Lajmi Paraprak

    Sela për situatën e Kastriot Rexhepit: Duhet të jemi të gjithë të shqetësuar

    Lajmi i rradhës

    Ademi: Zemra e Kastriot Rexhepit qëndron në Uashington dhe Bruksel

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë