Sela për situatën e Kastriot Rexhepit: Duhet të jemi të gjithë të shqetësuar

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët në një prononcim për media tha se nuk dëshiron të paragjykojë qëndrimin e deputetit të Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi për sa kohë nuk del të shpreh mendimin e vet legjitim të plotë me zë e figurë dhe poashtu ky fakt është shqetësues për kaq sa është i pakapshëm për familjen, opinionin dhe institucionet e vendit, përcjell Nistori.

    “Gjithmonë në jetë kam besuar në fjalë, dhe kur kjo konstatohet edhe me nënshkrim është më tepër e mjaftueshme për mua që të konstatohet gjithsecili për përkushtimin e tij politik dhe vullnetin e tij politik për të dal nga kjo situatë e pa situatë. Unë nuk dua të paragjykoj se çka ndodhi me Kastriot Rexhepin derisa ne kemi vetëm një status në Facebook dhe nuk kemi parë paraqitje me zë dhe me figurë për të dalë për qëndrimin e tij, pavarësisht qëndrimit për shkak se gjithsecili ka mendimin e vet”, tha Sela.

    Sela tha se askush nuk duhet të zgërdhindet me situatën e Kastriot Rexhepit, sepse është në pyetje siguria e deputetëve.

    “Ata që i zgërdhihen këtij fakti nuk janë njerëz”, deklaroi Sela.

    Ai shprson se do të kalohen pengesat për të rrëzuar qeverinë, ku më pas qyetarët do të çlirohen nga kjo gjë.

    Lajmi Paraprak

    Familjarët e të aksidentuarve në Llaskarcë të revoltuar me vendimin e Këshillit të Gjykatës Penale

    Lajmi i rradhës

    Mickoski: MPB duhet të mbajë përgjegjësi për rastin e Kastriot Rexhepit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë