Mickoski: Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje këtë verë, do të kalojmë në bllokadë të plotë të institucioneve dhe protesta

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së në protestën e 18.06.2022 / Fotografia: Nistori, Emir Hamzi

    Nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje këtë verë, do të kalojmë në bllokadë të plotë të institucioneve dhe protestave, paralajmëroi lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e sontme para Qeverisë. Bllokada siç tha, do të jetë shpëtim nga dëmi që tani po e paguajmë.

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në protestën e mbrëmshme para Qeverisë tha se vendin e pret një dimër i rëndë si pasojë e krizës ekonomike dhe energjetike. Sipas tij zgjidhja për këtë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, përcjell Nistori.

    “Dua të paralajmëroj, kjo është me rëndësi, që na pret një nga dimrat më të rëndë në këto 30 vite pavarësi, dhe me një Qeveri të tillë të paaftë, ilaçi nuk është pako me masa, por dalja në zgjedhje si zgjidhje e vetme për lirinë e vendit dhe lirinë e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski.

    Kreu i VMRO-së opozitare kërcënoi me bllokadë të plotë të Kuvendit dhe protesta, në rast se këtë verë nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Parashtrohet pyetja si deri te zgjedhjet. Bllokadë aktive në Kuvend, bllokada aktive në Kuvend e dha efektin e dëshiruar, dua të paralajmëroj, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme këtë verë, do të kalojmë në fazë të bllokadës së plotë. Kjo bllokadë e plotë do të jetë në KUvend, por edhe në institucione, në rrugë, protesta në qytete, dhe bllokadë të procedurave dhe sistemit në rënie”, tha mes tjerash MIckoski.

    Mickoski i bën thirrje Kovaçevskit që të refuzojë propozimin francez: E zhvendos problemin nga Sofja në Bruksel!

    Mickoski tha se vendin e pret një dimër i rëndë si pasojë e krizës ekonomike dhe energjetike, përcjell TV21. Sipas tij zgjidhja për këtë janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

    “Dua të paralajmëroj, kjo është me rëndësi, që na pret një nga dimrat më të rëndë në këto 30 vite pavarësi, dhe me një Qeveri të tillë të paaftë, ilaçi nuk është pako me masa, por dalja në zgjedhje si zgjidhje e vetme për lirinë e vendit dhe lirinë e Maqedonisë”, deklaroi Mickoski.

    Kreu i VMRO-së opozitare kërcënoi me bllokadë të plotë të Kuvendit dhe protesta, në rast se këtë verë nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    “Parashtrohet pyetja si deri te zgjedhjet. Bllokadë aktive në Kuvend, bllokada aktive në Kuvend e dha efektin e dëshiruar, dua të paralajmëroj, nëse nuk ka marrëveshje për zgjedhje të parakohshme këtë verë, do të kalojmë në fazë të bllokadës së plotë. Kjo bllokadë e plotë do të jetë në Kuvend, por edhe në institucione, në rrugë, protesta në qytete, dhe bllokadë të procedurave dhe sistemit në rënie”, tha mes tjerash MIckoski. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Pse ka frikë Europa nga një “Ballkan i Hapur” pro-amerikan me 4 kryeministra shqiptarë?

    Lajmi i rradhës

    Ninova: Radev po aktron patriotin para bullgarëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë