Mickoski nuk pret që Zaev të jep dorëheqje

    Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk pret që kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, të japë dorëheqje, pasi siç tha ai, Zaev shumë herë në të kaluarën nuk e ka përmbushur atë që ka thënë.

    Kur është fjala se kush mund ta pasojë Zaevin nga pozita udhëheqëse në LSDM dhe do të jetë kryeministër i ri, Mickoski sot në Ohër tha për media se nuk është e tij të përzihet në punët e brendshme të partisë opozitare, sepse në LSDM vetë do të vendosin çka më tutje dhe me cilat vendime të personelit.

    “Jemi të fokusuar në krijimin e një të ardhmeje të re, jo për të qenë thjesht një fjalë e shkruar në letër, por për të dhënë realisht. Tridhjetë vjet qytetarë janë të mbytur nga krimi, tenderët e manipuluar, korrupsioni… Ata vërtet duan t’i shohin të përveshur mëngët dhe punë”, tha ai.

    Lajmi Paraprak

    Nesër pritet të vendoset për masat e reja kufizuese

    Lajmi i rradhës

    Shumë mësimdhënës e pak nxënës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë