Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka kritikuar presidentin e vendit, Stevo Pendarovski, duke e vlerësuar si dyfytyrës paraqitjen e tij për takimin e djeshëm para medias, përcjell Nistori.
Mickoski ka deklaruar se në takimin e djeshëm për ngjarjet e 27 prillit ka ranë dakord me presidentin Stevo Pendarovski për gjithçka, por sipas tij, presidenti, foli diçka tjetër në takim dhe diçka tjetër para mediumeve.
”Presioni mbi të është i qartë, e kuptoj, nuk mund ta justifikoj, sepse ajo në thelb quhet hipokrizi. Të kesh një person në takim. Një fytyrë e keni në mbledhje, a tjetrën e keni para kamerave”, deklaroi Mickoski.
Nga ana tjetër, kabineti i Pendarovskit thotë se qëndrimet e presidentit për
“27 prillin” janë të qarta dhe nuk varen nga takimi me Mickoskin
‘‘Fakti që pas takimit të djeshëm nuk kishte kumtesë të përbashkët, as konferencë të
përbashkët për shtyp, tregon qartë se secili nga bashkëbiseduesit pas takimit tha vetëm
pikëpamjet dhe vlerësimet e tyre për ato ngjarje”. /Nistori/