”Maqedonia e Veriut meriton fillim të negociatave”

    Në prag të Ditës së Evropës organizoi ngjarje në të cilën të rinjtë nga vendi dërguan mesazhe drejt BE-së se: Republika e Maqedonisë së Veriut meriton të jetë pjesë e familjes evropiane dhe se BE-ja tani është në lëvizje, përcjell Nistori.

    “Mos lejoni edhe një gjeneratë e të rinjve të mos e realizojnë ëndrrën evropiane në shtetin e tyre. Ne, të rinjtë, në njërën apo mënyrën tjetër do të bëhemi pjesë e Bashkimit Evropian, por na lejoni kjo të jetë në shtetin/shtëpinë tonë. Ne të rinjtë, të rritur me idenë dhe vlerat evropiane jemi lodhur nga përkrahja dhe inkurajimi deklarative. Duam të shohim veprim dhe vendime të realta. Një pjesë e politikanëve do të thonë se e ardhmja është e të rinjve, por e ardhmja nis nga e tashmja. E në të tashmen, ne dëshmuam se kemi fuqi për vendime të guximshme. Tani radha është e juaja!” ishte porosia e të rinjve.

    Në kuadër të ngjarjes, deklaratë për media kishte edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili paralajmëroi se këtë platformë, në të cilën të rinjtë kanë shansin që të ngrenë zërin e tyre do ta përcjellin edhe në vende e qytete tjera.

    “Siç po e shihni, foltorja e Ministrisë së Punëve të Jashtme është pas meje; dhe kjo nuk është vetëm simbolike, por këtë foltore sot ua lë të rinjve. Sot ua lë mikrofonin atyre, të rinjve të vendit, sepse harrojmë që ta dëgjojmë zërin e tyre; ta dëgjojmë shprehjen e tyre të sinqertë, atë të cilën ne politikanët shumë gjatë e përsërisim. Ta ngrenë zërin për reforma, për shtet të së drejtës, për luftën kundër korrupsionit, ta ngrenë zërin për të ardhmen e vet”, theksoi Osmani, i cili iu bashkëngjit të rinjve në fushatën me parullën “it’s yEUr turn”, – ose Ju, BE e ka radhën.

    Lajmi Paraprak

    Vaksinimi në Tetovë, pamje nga qendra në shkollën e mesme të mjekësisë (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Mickoski – Pendarovskit: Një fytyrë e keni në mbledhje, e tjetrën e keni para kamerave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë