Mickoski për “20 për qind”: Nuk e shoh nevojën për badenter dhe balancues

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot sërish deklaroi se është i gatshëm që të bisedojë për heqjen e 20% që i destinohet gjuhës shqipe në Kushtetutë. Mickoski theksoi se me hapjen e Kushtetutës do të duhet të shqyrtohet heqja e badenterit dhe balancuesit, por edhe vendosja e një njësie zgjedhore.

    “Unë jam për barazi. Jam për shtet në të cilin të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësisë fetare dhe kombëtare, të jenë të barabartë dhe për këtë nuk shoh pengesë që të bashkohen politikanët në Maqedoni, të votojnë një njësi zgjedhore në Kuvend. Jam për barazi që edhe kur të aplikojmë për vende të punës, në universitete, jam që të ketë gjithkund barazi, të ketë të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët. Pse disa qytetarë të ndjehen të degraduar për shkak se i përkasin ndonjë kuote ose ndonjë përqindjeje, për këtë nuk e shoh nevojën për badenter dhe balancues”, tha Mickoski.

    Lajmi Paraprak

    Piers Morgan i kërkon Arsenalit transferimin e Ronaldos

    Lajmi i rradhës

    Zëvendësministri Daim Luçi merr pjesë në iftarin tradicional të Sarajevës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë