Mickoski – Zaevit: Dëshira për pushtet ju ka bërë profiter politik, nëse keni një gram përgjegjësi – dorëhiquni!

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte në duelin televiziv me Zoran Zaev në televizionin Kanal 5, lidhur me tragjedinë në Tetovë, tha se spitali modular në Tetovë ka qenë i lëshuar pa leje për përdorim dhe nëse kryeministri Zaev ka një gram përgjegjësi morale, ai do të japë dorëheqje për të njëjtën gjë, përcjell Nistori.

    Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në debatin e sotëm me liderin e LSDMS-së Zoran Zaev ka pyetur të parin e ekzekutivit nëse e di se kush është projektues i spitaleve modulare dhe nëse janë realizuar të gjitha A-testet në këto spitale, ndërkaq Zaev është përgjigjur ashpër duke deklaruar se nuk duhet të komentohet tragjedia në Tetovë pa përfunduar hetimi. Zaev thekson se në të gjitha rastet është vepruar sipas ligjit.

    “Dëshira për pushtet ta bëj njeriun profiter politik nga gjithçka, iu ka hije vetëm juve. Ju tashmë jeni bërë edhe hetues, i komentoni gjitha detalet. Unë deklaroj se është vepruar sipas ligjit, të gjitha rregulloret janë respektuar”, tha mes tjerash Zaev në debatin në Kanal 5 /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ASH: Zaev në vend se të përgjigjet për djegien e 14 njerëzve, ai tenton ta fshehë rastin tragjik në Tetovë

    Lajmi i rradhës

    Komuna e Tetovës nuk ka buxhet të mjaftueshëm për trajtimin e qenve endacakë (Video)

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë