MICKOSKI, ZYRTARISHT KRYEMINISTËR I RMV

    Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë, Hristijan Mickoski e ka marrë postin e kryeministrit nga ish kryetari i Qeverisë, Talat Xhaferi, përcjell Nistori.

    Pas dorëzimit të postit, ish-kryeministri Talat Xhaferi në një postim në Facebook ka shkruar se Mickoskit i ka uruar punë të suksesshme dhe ka shprehur shpresën për vetëdije të lartë politike dhe hapje për bashkëpunim për prioritetet strategjike të shtetit, përcjell Nistori.

    Kryetari i sapozgjedhur i Qeverisë, Hristijan Mickoski, mëngjesin e sotëm në qeveri e ka marrë postin e kryeministrit nga kryeministri teknik paraprak Talat Xhaferi.

    Pas mbërritjes, Mickoski dhe Xhaferi zhvilluan një takim të shkurtër në kabinetin e kryeministrit.

    Ngjarja ka kaluar pa deklarata për mediat.

    Pas dorëzimit të detyrës, ish-kryeministri Talat Xhaferi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se i uron kryeministrit të ri punë të suksesshme dhe efikase në interes të të gjithë qytetarëve. Ai theksoi se shteti ka nevojë për reforma cilësore, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve sipas standardeve dhe vlerave demokratike evropiane.

    Përveç ceremonisë së kryeministrit, sot në ministri do të ketë edhe ceremoni dorëzimi mes ministrave aktualë në qeverinë teknike dhe ministrave të sapozgjedhur.

    Qeveria e re, kryetar i së cilës është Hristijan Mickoski, u zgjodh mbrëmë në Kuvend me 77 vota “pro” dhe 22 “kundër”. Koalicioni qeveritar përbëhet nga VMRO-DPMNE, koalicioni VLEN dhe ZNAM. /Nistori/

      Lajmi Paraprak

      Mickoski: nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktatin bullgar

      Lajmi i rradhës

      EShA-Maqedoni: sistemi i informacionit kritik është në rrezik

      Lajme tjera

      Bashkohu

      Informohu në kohë