Mijallkov dënohet me tre vjet burg për rastin “Perandoria”

    Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit, Sasho Mijalkov, e pranoi fajësinë dhe u pajtua me Prokurorinë për Krim të Organizuar për rastin “Perandoria”. Ai u dënua me 3 vjet burg dhe do të duhet të paguajë 6.1 milionë euro në dorë për aksionin në hotelin Mariot. I është konfiskuar pasuria me vlerë rreth 30 milionë euro, përcjell Nistori.

    Prokuroria para disa muajsh i ka ngrirë asetet e Mijallkovit, përkatësisht aksionet në hotelin e famshëm Shkup Mariot, si dhe banesat dhe garazhet në Shkup me sipërfaqe mbi 800 metra katrorë.

    Në vitin 2018, ish-PSP hapi çështjen “Imperia”. Bëhet fjalë për bashkim kriminal, dëmtim ose favorizim të kreditorëve, shpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, mashtrim dhe pastrim parash dhe produkte të tjera të veprës penale. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Byrnes sugjeron që RMV-ja të pranon propozimin francez për të filluar rrugëtimin drejtë BE-së

    Lajmi i rradhës

    PËRFSHIRJA E BULLGARËVE NË KUSHTETUTË | Pendarovski: Vështirë të arrihet konsensusi i 2/3

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë