Mijallkov duhet të fillojë vuajtjen e dënimit në burgun e Strugës

    Sasho Mijalkov, i dënuari me 3 vite burg, sot (22 gusht) duhet të shkojë në burgun e Strugës dhe të fillojë vuajtjen e dënimit, pasi është shfrytëzuar vonesa për arsye shëndetësore.

    Pasi që ka të drejtë edhe për dy javë vonesë, sdk.mk i është drejtuar Gjykatës Themelore të Ohrit, nëse e ka kërkuar një gjë të tillë.

    “Nuk ka ndryshim, personi për të cilin po pyesni duhet të paraqitet të hënën në burgun e Strugës për të filluar vuajtjen e dënimit”, na thanë nga Gjykata.

    Mijalkov u dënua më 8 korrik. Ai u pajtua të pranojë fajësinë me prokuroren Lile Stefanova nga PThP për krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa nga një gjykatës në Gjykatën Penale të Shkupit u dënua me 3 vjet burg, i cili duhet vetëm natën, në ndonjë nga repartet e hapura të burgjeve, në Strugë, Shkup, Strumicë dhe në burgjet tjera ku ekziston ky opsion. Në një kohë rekord, Mijalkov më pas paraqiti kërkesë në MPB për ndryshim të adresës dhe menjëherë ka marrë adresë të re në Ohër.

    Lajmi Paraprak

    A e respektojnë Shqipëria dhe Kosova njëra-tjetrën

    Lajmi i rradhës

    Ndryshimet klimatike | A është i frikshëm pakësimi i bletëve?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë