Ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijaklkov, do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.
“Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj S.M. i akuzuar në rastin “KOK nr. 63/21” e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno”, dhe duke pasur parasysh urgjencën e procedurës, Këshilli Penal pas pranimit të lëndës, mbajti seancën e këshillit dhe mori vendim me të cilin pranoi propozimin e Prokurorisë Publike dhe caktimi i masës për të pandehurin caktohet paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh”, thuhet nga Gjykata Themelore Penale në Shkup.
Ky vendim vjen pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit – Shkup, e cila e pranoi ankesën e Mijallkovit dhe ai u lirua me garancionin prej 11 milionë eurosh. /Nistori/