Prokuroria kërkon masë paraburgimi për Mijallkovin, ekziston rreziku për arratisje

    Prokuroria sërish kërkon masë paraburgim për ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, përcjell Nistori.

    Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, informon se ka dorëzuar propozim që të pandehurit Sasho Mijallkov t’i caktohet masa e paraburgimit, pasi me vendim të Gjykatës së Apelit është liruar nga masa e paraburgimit.

    “Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit në Shkup, me të cilin pranohet ankesa e Sasho Mijallkovit dhe është ndryshuar vendimi për paraburgim, prokurori i lëndës nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për të përcaktuar masë paraburgimi për Sasho Mijallkovin, i akuzuar për ndihmë në veprën penale “Larje e parave dhe produkteve të tjera të veprës penale” nga neni 273 paragrafi faqe 1 neni 24 i Kodit Penal për rastin e njohur në opinion si “Parcelat në Vodno””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

    Prokuroria konsideron se edhe përkundër garancisë së dhënë dhe masave të caktuara të sigurisë ekziston rreziku i arratisjes dhe për këtë arsye ka paraqitur propozim për caktimin e paraburgimit.

    Ndryshe, Gjykata e Apelit në Shkup ka pranuar garancinë prej 11.106.501 euro, me të cilën lirohet nga paraburgimi ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov.

    Për këtë vendim pati reagime në opinion dhe nga disa parti politike. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Avokati Davidoviq: Lirimi i Mijallkovit është ringjallje e vlerave europiane

    Lajmi i rradhës

    MIJALLKOV MBETET NË PARABURGIM – gjykata e pranon propozimin e prokurorisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë