Mijallkov mbetet në paraburgim

    Sasho Mijalkovi këtë fundjavë do ta kalojë në Shutkë. Në Gjykatën e Apelit as sot nuk ka arritur ankesa e avokatëve për lirimin e tij.

    Apeli  megjithatë të hënën duhet të vendosë nëse Mijalkovi do të mbetet në paraburgim apo do të lirohet për rastin “Parcelat në Vodno”.

    Ish-gjykatësja në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska thotë se nuk ka shpjegim se për cilat arsye Mijalkovi u lirua me garanci prej 11 milionë eurosh, ndonëse më herët kur me 200 mijë euro më pak të garantuara për të mos ikur, u injorua.

    “Nuk kemi parë asnjë argument këtu. Kemi parë vetëm deklarata të caktuara nga të gjithë, për të thënë faktorët përkatës, dhe secili interpreton si e sheh të arsyeshme. Që populli ta dijë, por edhe ekspertët, të gjithë, që ta dinë se çfarë fshihet pas gjithë kësaj, sepse ndoshta kanë ndonjë prapavijë deklaratat e tilla. Gjithçka duhet analizuar në thellësi, siç thashë”, tha Margarita Caca Nikolovska, ish gjykatëse në GJEDNJ.

    Sipas gjykatëses Caca Nikolovska, nuk është e qartë se kujt ia dërgon Këshilli Gjyqësor mesazhin për pavarësinë e gjykatësve, qoftë Apeli, Gjykata Themelore Penale apo ndoshta ka dashur t’i dërgojë mesazh ministrit Mariçiq i cili publikisht i shpalli emrat e gjykatëse që ia hoqën paraburgimin Mijalkovit.

    “Në çdo rast është e nevojshme të merren parasysh edhe argumentet e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe vendimit të Gjykatës Themelore, sepse bëhet fjalë për rast tjetër dhe në fund të fundit vendimi, pra deklarata e ministrit lidhur me vendimin të Gjykatës së Apelit, sepse të gjitha këto tregojnë diçka që secili po e komenton nga këndvështrimi i tij”, u shpreh Nikolovska.

    Dje Këshilli Gjyqësor ka mbrojtur gjykatësit e Apelit të cilët dy ditë më parë e liruan Mijalkovin nga paraburgimi për rastin “Thesari”, pas çka ministri Mariçiq kërkoi publikisht përgjegjësi në rast të arratisjes së Mijalkovit. Prokuroria i është përgjigjur me kërkese të re për caktimin e masës së paraburgimit për një tjetër rast, “Parcelat në Vodno”, që është miratuar nga Gjykata Penale./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Profesori që sulmoi nxënësin me boks hekuri, kishte shkaktuar incidente edhe më parë

    Lajmi i rradhës

    Frika nga shprehja e lirë brenda komunitetit serb

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë