Profesori që sulmoi nxënësin me boks hekuri, kishte shkaktuar incidente edhe më parë

    Nxënësit e paraleleve shqipe të gjimnazit “Ibrahim Temo”, protestuan para Gjykatës Themelore në Strugë kundër profesorit i cili një ditë më parë me boks hekuri sulmoi një nxënës. Nga Gjykata, nxënësit protestën e vazhduan duke marshuar nëpër Çarshinë e Strugës.

    Nga SPB Ohër thonë se tashmë është ngritur kallëzim penal kundër profesorit, E.S – 57 vjeç nga Struga, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale- dhunë.

    “Kallëzimi është dorëzuar në Prokurorinë Publike në Strugë, policia e Strugës ka kërkuar masën e paraburgimit nga Prokuroria Publike në Strugë”, tha Stefan Dimoski- zëdhënës i SPB Ohër.

    “Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë dhe janë dhënë udhëzime dhe urdhra MPB-së që të ndërmarrë veprime për zbardhjen e ngjarjes, pas së cilës do të merret vendimi përkatës”, thanë Prokuroria Themelore Publike.

    Profesori tashmë është pezulluar me tre muaj për një tjetër ngjarje në të cilën ishte përfshirë.

    Alsat ka kontaktuar edhe me familjen e nxënësit të plagosur, nga ku na kanë thënë se janë ende të tronditur dhe se po përgatisin kallëzim penal, ndërsa nxënësi po kurohet në shtëpi./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Borisov: Bullgaria vlerëson se RMV-ja dhe Shqipëria të jenë në BE, por fillimisht të plotësohen kushtet

    Lajmi i rradhës

    Mijallkov mbetet në paraburgim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë