Sasho Mijalkov ka ofruar garanci milionëshe për të dalë nga paraburgimi në Shutkë. Jozyrtarisht, ish-drejtori i DSK-së ka ofruar mbi shtatë milion euro.
Garancia rritet në përpjesëtim me çdo mendim negativ të dhënë nga prokurorët në lidhje me zëvendësimin e paraburgimit me arrest shtëpiak. Prokuroria tani duhet të paraqesë mendim shtesë nëse pajtohet me propozimin e Mijalkovit. Alsat dy ditë më parë njoftoi se Prokuroria e Lartë ka dhënë mendim negativ për ankesën e Mijalkovit para Gjykatës së Apelit. Ai tashmë ka marrë 12 vjet burg për rastin “Target – Fortesa ” dhe 8 vjet për rastin “Thesari”.
Tani është duke pritur vendimin për rastin “Tortura” me arrestimin e Lube Boshkovskit, ndërsa i dyshuar është edhe në rastin “Parcelat në Vodno”. /Alsat/