Mijëra qytetarë kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit në ujërat e Liqenit të Ohrit

    Mijëra qytetarë në Ohër kanë ndjekur aktin e hedhjes së Kryqit të shenjtë në ujërat e ftohtë të liqenit të Ohrit, pranë portit të qytetit.

    Më i shpejti në mesin e qindra pjesëmarrësve ishte 25 vjeçari Martin Goxhoski nga lagjja Varosh.

    “Kam shtatë apo tetë vjet që kërcej. Kam dhjetë vjet që e ndjek hedhjen e kryqit. Kisha shumë dëshirë ta kap të paktën një herë në jetë dhe ja ndodhi. Ndihem shkëlqyeshëm. Shpresoj të më sjellë lumturi dhe mirëqenie në familje”, tha Martin Goxhoski- kapës i kryqit.

    Pavarësisht valës së re të Covid 19 pothuajse askush nuk mbante maska ​​​​mbrojtëse dhe ishte e pamundur të ruhej distanca sociale pavarësisht apeleve të punonjësve shëndetësorë, për të mbajtur maskë dhe për t’i shmangur turmat.

    “Tradita vazhdon edhe këtë vit, përkundër asaj që është problem i përgjithshëm, si kriza në Maqedoni ashtu edhe në botë. Por ne i mblodhëm forcat dhe e organizuam këtë vit dhe shpresoj që nga viti i ardhshëm në kushte edhe më normale të bëhet ky manifestim”, u shpreh Kirill Pecakov- kryetar i Ohrit.

    Përveç qytetarëve të Ohrit, kishte edhe mysafirë nga qytetet tjera.

    “Sot jam për herë të parë në kremtimin e “Ujërave të bekuar” dhe për herë të parë po hyj në liqenin e Ohrit për këtë festë. Unë jam nga Tetova”, tha njw vizitor nga Tetova.

    Për shkak të motit të ftohtë, ekipet e kryqit të Kuq dhe mjekët kanë pasur disa ndërhyrje të lehta për shkak të ngricave, tre në ujë dhe një jashtë. Dita e peshkatarëve, kur tradicionalisht përgatitet zierja e peshkut dhe kërcehet pas fuçive me verë në liqen, këtë vit nuk do të mbahet për shkak të pandemisë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Talibanët kërkojnë njohje ndërkombëtare të Qeverisë së tyre

    Lajmi i rradhës

    Mënyra për të pasur ajër të mirë në shtëpinë tuaj gjatë dimrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë