Milanoviq: “Ballkani i Hapur”, i pakuptimtë pa Kosovën

    Presidenti kroat Zoran Milanoviq tha se Ballkani i Hapur do të kishte kuptim vetëm nëse Kosova trajtohet si shtet i barabartë.

    “Nëse ka qëllime të mira, me kushte që të gjitha shtete të trajtohen barabartë dhe nëse është e kundërta duhet të pyetet për arsyet. Duhet t’i kemi të qarta motivet, kufijtë e hapur janë iniciativa të mira. Nëse Kosovën nuk e trajton barabartë, kjo iniciativë nuk ka kuptim”, tha ai.

    Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq po qëndron për një vizitë zyrtare në Kosovë.

    Ai u takua me presidenten Vjosa Osmanin kurse gjatë ditës do takohet edhe me kryeminstrin, Albin Kurtin si dhe  kryetarin e Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufcën./21Media/

    Lajmi Paraprak

    A do ta rrëzojnë protestat presidentin serb Aleksandar Vuçiq?

    Lajmi i rradhës

    Theo Hernandez i përkushtuar ndaj Milanit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë