Theo Hernandez i përkushtuar ndaj Milanit

    Mbrojtësi i Milanit, Theo Hernandez, këmbëngul se është i përkushtuar ndaj klubit kuqezi dhe është gati për të rinovuar kontratën.

    Theo Hernandez ka qenë i lidhur me Paris Saint-Germain dhe Chelsea ditët e fundit, pasi dy klubet evropiane duan ta përforcojnë krahun e majtë të mbrojtjes.

    Megjithatë, mbrojtësi para fitores së Milanit ndaj Empolit i premtoi besnikëri Rossonerëve, pasi tha se është i lumtur në San Siro.

    “Jam i kënaqur me vitin tim, jam shumë i lumtur këtu”, ka thënë fillimisht Theo për DAZN.

    Theo më pas u pyet gjithashtu për mungesën e golave ​​të tij këtë sezon.

    “Unë jam një mbrojtës i krahut, jo një sulmues. Por jam i lumtur, do të bëhem baba së shpejti”, përfundoi francezi. 

    Lajmi Paraprak

    Milanoviq: “Ballkani i Hapur”, i pakuptimtë pa Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Publikimi i pagave për punëtorët, Rama: Prokuroria të hetoj rastin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë