Milevski: Marrëveshja Zaev-Gashi është bërë me shantazh

    “LIGJI PËR ZHVILLIM TË BARABARTË RAJONAL ËSHTË EUROPIAN”

    Marrëveshja për sigurimin e shumicës parlamentare, të cilën Kryeministri në largim Zoran Zaev e bëri me partinë Alternativa, nga blloku politik shqiptar, është bërë me shantazh, thotë Goran Milevski, lideri i Partisë Liberal-Demokratike. Në qoftë se PLD-ja del nga koalicioni qeveritar, kjo do të shpie drejt zgjedhjeve të reja dhe jo drejt marrëveshjes për shumicë të udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

    Mandatari i ri pas largimit të Kryeministrit Zoran Zaev që në fillim do të përballet me një pako kërkesash nga Partia Liberal-Demokratike, deri më  tani në tryezë, por të parealizuara. Edhe pse pohon se PLD-ja asnjëherë nuk shantazhon, lideri i saj, Goran Milevski, sugjeron se në qoftë se partia e  tij del nga shumica do të ketë zgjedhje të reja.

    GORAN MILEVSKI, PLD

    Në qoftë se ne dalim nga kjo Qeveri do të thotë se do të ketë zgjedhje të reja, sepse për shumicë të re parlamentare, si PLD konsiderojmë se duhet të fitojmë mandat nga qytetarët dhe jo në bazë të intrigave politike në kuadër të Kuvendit, kështu që në këtë drejtim unë shpreh bindjen se nëse ne dalim nga Qeveria, atëherë do të jetë i pashmangshëm organizimi i zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare.”

    Milevski në intervistë për “Radio Evropa e Lirë” thekson se shumica e arritur parlamentare me kyçjen e partisë Alternativa nga blloku politik shqiptar, bazohet në shantazh.

    GORAN MILEVSKI, PLD

    “Kjo është marrëveshje që praktikisht është bërë me shantazh të caktuar, sepse pushteti mbeti pa shumicën në Kuvend dhe në dispozicion ishin ose zgjedhje të reja menjëherë, me rejting të lëkundur të të gjitha partive në pushtet, ose të bëjmë ndonjë kompromis, koalicion me parti të tjera. Alternativa e shfrytëzoi këtë dhe bëri marrëveshje me të cilën mori vende që nuk korrespodojnë me fuqinë e tyre në terren, në mesin e votuesve.”

    Në qoftë se Alternativa e pranon Ligjin ekzistues për zhvillim të barabartë rajonal, për dallim nga insistimi fillestar për ligj të ri, që të përfshihet zhvillim në rajonin e Likovës, sipas Milevskit do të jetë vendim racional, duke qenë se rregullorja ekzistuese është e harmonizuar me standardet evropiane dhe nuk favorizon zhvillim të një rajoni të caktuar, por të të gjitha rajoneve në mënyrë të barabartë.

    Lajmi Paraprak

    Sofja nuk ndryshon qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut

    Lajmi i rradhës

    Lëvizja Vetëvendosje: Nuk pranojmë asnjë kushtëzim për Asociacionin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë