“Milikije Halimi me shkollim të mesëm, emërohet në ShA Aeroporte”

    VMRO DPMNE kritikon ashpër qeverinë për emërimin e ish-kryetares së Haraçinës, Milikije Halimi në postin e drejtores në ShA “Aeroporte”.

    “Pas mandatit si kryetare e komunës së Haraçinës, LSDM-ja Halimin e emëroi inspektore në Drejtorinë e Doganave edhe pse është me shkollim të mesëm, ndërsa tani e avancoi madje si drejtore e Aeroporteve, thonë nga VMRO DPMNE-ja. Cilat janë cilësitë e saj? A ka njohuri, shkathtësi dhe përvojë të duhur?

    Që turpi të jetë edhe më i madh Halimi falënderoi LSDM-në për zgjedhjen kadrovike që e ka bërë partia e saj. Kjo është turp për LSDM-në, Qeverinë dhe Maqedoninë. Një person me shkollë të mesme medicinale do të vendosë për shërbimet e aeroporteve në Maqedoni, thonë nga VMRO-ja. Pikërisht për shkak të punësimeve të tilla, shkatërrohet sistemi, institucionet dhe të rinjtë largohen nga vendi”, thonë nga partia e Mickoskit.

    Lajmi Paraprak

    Drejtoresha në Njegosh i regjistron nxënësit shqiptarë pa lejen e prindërve në paralelet maqedone

    Lajmi i rradhës

    RMV as nuk ka punëtorë të mjaftueshëm, e as nuk nuk merr punëtorë të huaj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë