MILIONA EURO PËR “TË MËDHENJTË! Partitë marrin “injeksionin” e fundit nga Buxheti

    Para dy jave partitë politike morën një tjetër këst nga buxheti shtetëror. Ky është i treti dhe i fundit për këtë vit, si dhe më i vogli. Pothuajse të gjitha partitë kanë marrë para përmes Ministrisë së Drejtësisë, kështu që nga platforma “Financat e Hapura” shihet se VMRO-DPMNE gjatë krizës energjetike ka grumbulluar 25.000 euro, LSDM ka marrë 22.500 euro, BDI gati 12.000 euro etj. Partia politike “Demokratët” ka marrë 60 mijë euro.

    Nga Qeveria thonë se bëhet fjalë për sasinë e mbetur prej 4 për qind të “kulaçit” të parashikuar që duhet ta ndajnë partitë politike këtë vit, ndërsa pjesa e mbetur prej 96 për qind paraprakisht është paguar në dy raste. “Ju informojmë se mjetet për financim të rregullt vjetor në vlerë prej 60 për qind të mjeteve për financim vjetor janë paguar për partitë politike në muajin maj. Ndërsa, pjesa prej 36 për qind e mjeteve për financimin vjetor të partive politike u është paguar në muajin gusht. Pjesa e mbetur prej 4% e mjeteve për financimin vjetor të partive politike u është paguar atyre në javën e dytë të nëntorit. Theksojmë se pagesa në muajin nëntor i referohet këstit të tretë të financimit të rregullt vjetor dhe nuk bëhet fjalë për financim të jashtëzakonshëm”, thonë nga Qeveria.

    Nëse llogaritet shuma totale e pranuar nga partitë më të mëdha me këstin e fundit, VMRO-DPMNE del e para me mbi 1.2 milionë euro në një vit. LSDM në vitin 2022 ka marrë 1.15 milionë euro. BDI do të ishte e treta me rreth 550 mijë euro.

    Për shembull, E Majta ka një pjesë të mirë me pak më shumë se 200 mijë euro, që është shumë më tepër se vitin e kaluar. Një shumë më të mirë ka edhe Alternativa, partneri i ri i koalicionit në qeveri, me mbi 140 mijë euro. Nga kjo mund të konstatohet se shumat për të gjitha partitë politike janë dukshëm më të larta se vitin e kaluar. Këtu nuk përfshihen paratë që VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe Lëvizja BESA i marrin shtesë për qendrat hukumtuese partiake. Sipas hulumtimeve të mëparshme mediatike, në dy vitet e mëparshme pandemike janë derdhur rreth 3.5 milionë euro mjete buxhetore për partitë. Më së shumti, të paktën deri më tani, kanë marrë në vitin 2019, gjegjësisht rreth 5 milionë euro.

    Shumat që paguhen janë të ndryshme nga viti në vit dhe kjo për shkak të ndryshimeve në përqindjen e buxhetit që u ndahet partive si dhe në shumën e vetë buxhetit. Sipas rregulloreve ligjore ekzistuese, 30 për qind e parave të dhëna shkojnë për partitë që kanë fituar të paktën 1 për qind të votuesve në zgjedhjet e fundit vendore apo parlamentare dhe ndahen në mënyrë të barabartë, dhe 70 për qind shkojnë për partitë që në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe lokale kanë fituar një mandat deputeti, kryetar komune apo këshilltarë komunal. /koha.mk/

    Lajmi Paraprak

    KUSH E NGRITI FLAMURIN ?

    Lajmi i rradhës

    Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut u mohohet e drejta e kompensimit për shkak të aftësisë së kufizuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë